Pse vjellim pasi kemi pirë alkool?

Shëndetësia

Pse vjellim pasi kemi pirë alkool?

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Pas një nate të gjatë konsumimi alkooli, pjesa më e madhe prej nesh “luten” para tualetit dhe nxjerrin gjithçka me ndonjë objekt për t’u ndier më mirë.

Por pse ndodh kjo?

Sipas Universitetit të Teksasit në Dallas, e vjella ndodh sepse alkooli është në të vërtetë një irritues gastrik dhe alteron stomakun. Në fakt, konsumimi i tepërt i alkoolit provokon gastrit. Simptomat variojnë, por përfshijnë mostretje, dhimbje stomaku, nauze, gjendje pështjellimi dhe të vjella.

Alkooli etilik gjendet në pijet alkoolike si vera me 13%, birra me 5% pijet diku tek 50% dhe pijet alkoolike deri në 70%, të cilat mund të helmojnë sistemin tonë nëse konsumojmë shumë në një afat të shkurtër kohor.

Konsumi i tepërt i alkoolit përcaktohet me pesë ose më shumë pije gjatë dy orëve për meshkujt dhe katër për femrat. Arsyeja se pse vjellim është se alkooli pa u vënë re nga ne kalon nga goja në ezofag, në stomak dhe hyn në zorrën e hollë e më pas në rrjedhën e gjakut. Më pas edhe kur nuk pimë më, niveli i alkoolit në organizëm rritet. Ai thithet shpejt, por eliminohet ngadalë.

Sipas një të dhëne nga Universiteti i Kolorados, e vjella është një seri ngjarjesh. Faza  e parë është nauzeja, e cila është e lidhur me një ulje të lëvizshmërisë gastrike ose kontraksione të muskulit të lëmuar gastrik në stomak dhe me rritjen e tonusit të muskulit të murit në zorrën e hollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat