Kremrat e lëkurës janë të sigurta gjatë rrezatimit për kancer

Shëndetësia

Kremrat e lëkurës janë të sigurta gjatë rrezatimit për kancer

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Një studim i ri zbulon se kremrat e lëkurës janë të sigurta për t’u përdorur nga pacientët me kancer që marrin trajtim rrezatimi.

“Pacientët këshillohen në mënyrë rutinore që të mos aplikojnë asgjë në lëkurë para trajtimit” tha Dr.Lucille Lee.

Sipas saj, ky shqetësim ka qenë që kremrat e lëkurës mund të rrisin sasinë e rrezatimit të absorbuar nga lëkura.

Por studimi i ri që u bë nga një ekip në Universitetin e Pensilvanisë zbuloi se rreth dy të tretat e pacientëve të kancerit në SHBA marrin terapinë me rrezatim dhe rreth 90 për qind e atyre kanë pezmatim të lëkurës, skuqje të lëkurës ose djegie në lëkurë.

Në një sondazh të kryer nga autorët e studimit, 91 për qind e 105 mjekëve dhe infermierëve thanë se u kishin thënë pacientëve që të shmangnin kremrat para terapisë rrezatuese dhe 83 për qind e 133 pacientëve thanë se kishin marrë paralajmërimin nga mjekët e tyre.

Megjithatë, autori kryesor i studimit, Dr. Brian Baumann, beson se paralajmërimet janë “një pengesë nga ditët e hershme të terapisë rrezatuese”.

Sipas Baumann, i cili është ndihmës asistent profesor i onkologjisë rrezatuese në Penn, “Me përdorimin e trajtimeve moderne të rrezatimit që mund të zvogëlojnë dozën në lëkurë, kemi hipotizuar se ajo nuk mund të jetë më e rëndësishme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat