Nëse dukeni më të vjetër, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

Shëndetësia

Nëse dukeni më të vjetër, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Njerëzit që duken më të moshuar se kolegët e tyre janë në rrezik më të madh të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Më herët ata humbasin flokët, kanë rrudha ose depozita në qepalla.

Ne shpesh kemi mundësinë të takojmë dy kolegë, njëra prej të cilëve duket më e vjetër, edhe pse ata janë të njëjtën moshë. Ky fenomen u trajtua nga ekspertë të Universitetit të Kopenhagës dhe erdhën në zbulime interesante.

Njerëzit që duken më të vjetër se moshatarët e tyre kanë një rrezik më të lartë të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Pas ndryshimeve të tyre të dukshme, ata zbuluan se më të prirë për të humbur më herët flokët e tyre, kanë më shumë rrudha apo depozita mbi qepallat.

Kreu i ekipit të ekspertëve,  An Tibjarg-Hansen ka paralajmëruar se rreziku i problemeve të tilla rritet me çdo shenjë të ri të plakjes. Kjo vlen për të dy gjinitë dhe të gjitha moshat, madje edhe kur merret parasysh prirja e trashëguar ndaj sëmundjeve të zemrës.

"Personat te të cilët janë shfaqur tri ose katër shenja të plakjes, të regjistruar përmes humbjes së flokëve, rrudhave në vesh apo depozitat e verdha të yndyrës mbi qepalla, kanë një shans 57 për qind më të madh për të pasur një sulm në zemër dhe 39 për qind rritje të rrezikut për zemrën në krahasim me ata te cilët këto shenja mungojnë. Depozita e verdhë mbi qepallat mund të jetë shenjë e kolesterolit të lartë, paraqesin rrezikun më të madh për këtë sëmundje. Nga ana tjetër, rënia e flokëve te meshkujt më herët janë lidhur me sensibilitet të sulmeve të zemrës, të cilat ka të bëjë me nivelet e testosteronit ", shpjegon Hansen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat