Ushqyerja me gji mbron foshnjet nga bakteret

Shëndetësia

Ushqyerja me gji mbron foshnjet nga bakteret

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Globalisht, më shumë se 200 mijë të sapolindur vdesin çdo vit nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.

Megjithatë, një studim i ri tregon se ushqyerja me gji mund të mbrojë fëmijët nga bakteret e tilla. Foshnjat që ushqehen me gji për të paktën gjashtë muaj kanë më pak baktere rezistente ndaj antibiotikut në zorrën e tyre krahasuar me foshnjat që ushqehen me gji për një kohë më të shkurtër.

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve janë ndër kërcënimet më të mëdha globale ndaj shëndetit të njeriut. Sipas vlerësimeve, bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë rezistentë ndaj antibiotikëve dhe barnave të tjera, deri në vitin 2050, do të shkaktojnë më shumë vdekje sesa kanceri, meqenëse infeksionet nuk mund të trajtohen më efektivisht.

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Helsinkit hetoi sasinë dhe cilësinë e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve në qumështin e gjirit dhe në zorrën e çifteve të nënës, duke rezultuar në tri gjetje.

Së pari, foshnjat që ishin të ushqyer me gji për të paktën gjashtë muaj kishin një numër më të vogël të baktereve rezistente në zorrën e tyre sesa foshnjat të cilat ishin ushqyer me gji për një periudhë më të shkurtër apo jo. Me fjalë të tjera, ushqyerja me gji duket se mbronte foshnjat nga bakteret e tilla.

Së dyti, trajtimi antibiotik i nënave gjatë lindjes rriti sasinë e baktereve rezistente ndaj antibiotikut në stomakun e nënës. Ky efekt ishte ende i dukshëm gjashtë muaj pas lindjes dhe trajtimit.

Ndërkohë, gjetja e tretë ishte se qumështi i gjirit gjithashtu përmban baktere rezistente ndaj antibiotikëve dhe se nëna mund t’i kalojë këto baktere tek fëmija përmes qumështit.

Megjithatë, ushqyerja me gji reduktoi numrin e baktereve rezistente në zorrën e gjirit, një tregues i përfitimeve të ushqyerjes me gji për foshnjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat