Në këtë vend femrat preken më shumë nga kanceri i gjirit

Shëndetësia

Në këtë vend femrat preken më shumë nga kanceri i gjirit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:23
Ilustrim

Muaji që lamë pas ishte muaji për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit e për këtë arsye janë publikuar shumë studime ndërkombëtare.

Kështu vendi ku shqiptarët e kanë ëndërr të shkojnë, pra SHBA është vendi i parë në botë ku preken femrat me kancer gjiri.

Në këtë vend ka më shumë se 268,000 diagnoza të reja çdo vit, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Rreth 95 për qind e atyre që janë diagnostikuar janë gra, por burrat nuk është se kanë imunitet – rreth 2,550 burra diagnostikohen çdo vit.

Kanceri i gjirit është mbizotërues në të gjithë vendin, por jo të gjitha shtetet janë të barabarta. Mesatarisht, rreth 125 gra nga 100,000 janë diagnostikuar me kancer të gjirit çdo vit, por në disa shtete normat janë shumë më të larta. Shteti ku do të gjeni shkallën më të lartë të rasteve të reja është New Hampshire, ku 144 gra për 100,000 u diagnostikuan çdo vit në mes të vitit 2011 dhe 2015, sipas CDC.

Shtetet e tjera me normat më të larta të kancerit të gjirit gjatë kësaj periudhe ishin Connecticut; Washington DC.; Massachusetts; dhe Haëaii. Në anën tjetër, shteti me normën më të ulët të kancerit të gjirit është Nevada, me një mesatare vjetore prej 109 për 100,000 gra të diagnostikuara gjatë asaj periudhe. 

Pas pas vijnë Texas, New Mexico, Woming dhe Arizona. Provoni këto 10 ushqime që mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit. Pa marrë parasysh se ku jetoni, ka hapa që mund të bëni për të mbrojtur veten kundër kancerit të gjirit. Edhe pse disa faktorë, si mosha, gjenetika dhe menstruacioni i hershëm, nuk mund të shmangen, rreziqe të tjera mund të ndodhin. Rekomandohet që të ruhet një peshë e shëndetshme, të bëhet stërvitje e mjaftueshme, të ndalohet pirja e duhanit dhe të minimizohet konsumi i alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat