Shpallni luftë helmeve: Hudhra pastron gjakun, brokoli mëlçinë

Shëndetësia

Shpallni luftë helmeve: Hudhra pastron gjakun, brokoli mëlçinë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:02
Ilustrim

Pa marrë parasysh sa jeni munduar të jetoni shëndetshëm, prapëseprapë me ushqimin që konsumoni në organizëm dërgoni konservans të ndryshëm, yndyra dhe sheqerna që grumbullohen në veshka dhe mëlçi.

Shkaku i helmeve të grumbulluara humbet freskia dhe ndiheni të lodhur, edhe pse nuk keni prekur punë me dorë. Me pastrimin e organizmit, përjashtimin e ushqimeve të dëmshme dhe duke ju dhënë përparësi pemëve dhe perimeve, lëngjeve të pemëve, mund ta ktheni freskinë dhe energjinë, dukje më të mirë të flokut dhe thonjve.

– Në meny shtoni lakër, brokol dhe lulelakër, pasi janë të pasura me fibra janë të përsosura gjatë detoksimit. – Konsumoni fasule, që nga zorrët hedh helmet dhe e ul rrezikun për t’u infektuar nga bakteret.

– Shtoni konsumimin e qepës, sepse ndihmon në eliminimin e metaleve të rënda nga trupi, hani dhe hudhër, që është antibiotik i përsosur natyral, i cili e pastron gjakun dhe rregullon shtypjen e gjakut.

– Shmangni karbohidratet dhe sheqerin, në vend të tyre konsumoni oriz integral. – Pini ujë mjaftueshëm, por edhe çaj të gjelbër, lëngje të shtrydhura nga pemët dhe nga perimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat