Shkoi për operim, i heqin gabimisht organin - askush nuk jep përgjegjësi

Shëndetësia

Shkoi për operim, i heqin gabimisht organin - askush nuk jep përgjegjësi

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Morin Pancheko, 53-vjeç, vuajti me vite nga dhimbjet pas një aksidenti automobilistik ku ishte e përfshirë kur ishte e re.

Ndërsa dhimbja nuk u ndal dhe ishte gjithnjë e më keq, në prill 2016 ajo vendosi të shkojë në Qendrën Mjekësore Wellington në Florida.

Operacioni u drejtua nga një kirurg i kualifikuar, i cili ka disa dekada përvojë pune,  Ramon Vasques. Në konsultim para operacionit, Vasquez i rekomandoi asaj që gjatë procedurës të lidh kockat në zonën e prekur.

Megjithatë, në një moment vendimtar, kur Vasquez u desh të largohej dhe t’ua lë punën kolegëve, ai vuri re një masë në legen, dhe vendosi t’ia heqë pacientes veshkën para se të lejojë kolegët e tij për të vazhduar, shkruan Daily Mail.

Pas operacionit, doli se Vasquez nuk i pa dy rezonancat magnetike që Morin kishte bërë para operacionit, dhe ato treguan se kishte një veshkë që ishte rritur me legenin. Ky është rezultat i një çrregullimi të pazakonshëm beninj nga koha e lindjes. Kur Morin u zgjua nga anestezia, ajo u njoftua se i kishin hequr veshkën gabimisht. 

Skandali shkaktoi një betejë ligjore dyvjeçare që përfundoi në një marrëveshje në shtator. Spitali pagoi rreth 500,000 dollarë dëmshpërblim, por Morin tani është duke jetuar me vetëm një veshkë, ku ekziston rreziku i sëmundjeve kronike të këtij organi, si dhe ndalja e punës së saj.

Në Dhomën e mjekëve në Florida është paraqitur kërkesa për marrjen e lejes së punës për Vasques, por deri në verdikt, ai normalisht punon si mjek në spital. Edhe në janar të këtij viti, ai u emërua shefi kirurg në Qendrën Mjekësore Palm Beach Gardens. Aktualisht ka të gjitha përfitimet kirurgjike në qendër të Palm Beach Gardens, Siant Mary Medical Center dhe spitalin Bedside Memorial. 

"Vetëm imagjinoni duke shkuar për kirurgji të vogël, zgjoheni nga anestezia dhe zbuloni se kirurgu juaj ua ka hequr veshkën pa nevojë", komentoi situatën avokati i Morin, Donald Jay Ward. 

Para kësaj ngjarjeje, Vasques asnjëherë nuk ka qenë i akuzuar për neglizhencë, dhe avokatët e tij thonë se në këtë rast ishte përgjegjësia e anëtarëve të tjerë të ekipit mjekësor për të informuar Vasques se pacienti ka të bashkuar veshkën në legenin. Dokumentet e gjykatës tregojnë se Vasques nuk urdhëroi një biopsi të masës së dyshuar të tumorit, e cila është një procedurë e zakonshme në raste të tilla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat