E thotë eksperimenti, marihuana mund të ndihmojë ata që vuajnë nga humbja e kujtesës

Shëndetësia

E thotë eksperimenti, marihuana mund të ndihmojë ata që vuajnë nga humbja e kujtesës

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Përbërësit që ka marihuana mund të përmirësoj kujtimet e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e ‘Alzheimerit’  ose ndryshe siç njihet si humbja  e kujtesës.

Ky konkluzion erdhi pas një eksperimenti në minjë, ku u vërejtur që përbërja psikoaktive në marihuanë ka ndikuar në zvogëlimin e efekteve të sëmundjës alzheimer.

Këto kafshë gjithashtu treguan shenja të sjelljes që kujtimet e tyre ishin më të mira se ato të minjve me Alzheimer që nuk ishin trajtuar në këtë eksperiment.

Paradoksalisht, marihuana në të vërtetë dëmton kujtesën dhe të mësuarit në kafshë (dhe njerëz) që nuk kanë sëmundje të dobësuar të kujtesës-humbje të kujtesës.

Nga të gjitha këto masa, minjtë ku u krye eksperiment ishin në gjendje më të mire dhe përformuan më mirë ne testet e kujtimeve.

Suksesi në këto eksperimente sugjeron se marihuana mund të jetë e dobishme për trajtimin e Alzheimer-it tek njerëzit.

Por kemi pak ide se si funksionon terapia.

Tani marihuana është e ligjshme për përdorim mjekësor ose rekreativ në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane.

Kanabisi me të vërtetë mund të lehtësojë dhimbjen, por nuk është shërim. Dhe, me të vërtetë mund të krijojë ndjenja të paranojës dhe ankthit – por ato nuk janë të përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat