Gjërat që ju ndihmojnë të keni gjumë të rehatshëm

Shëndetësia

Gjërat që ju ndihmojnë të keni gjumë të rehatshëm

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Ilustrim

Nëse bëni gjumë të rehatshëm do të keni një ditë të mrekullueshme.

Për të pasur një gjumë më të rehatshëm duhet të keni kujdes me dekorimin e dhomës së gjumit.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit ngjyra e kaltër mund të zvogëlojë shtypjen e gjakut dhe të ndihmojë sëmundjet e zemrës.  Preferohet që ju të keni të ngjyrosur muret e dhomës së gjumit me ngjyrë të kaltër.

Kujdes të shtuar duhet të tregoni edhe tek llambat që keni, duhet të blini llamba që nuk kanë dritë shumë të madhe që të ju pengojë.

Vendosni në një vazo lulet si livandën, jaseminin apo trëndafilin, pasi një erë e këndshme ka efekt pozitiv në gjumë sa më të rehatshëm.

Materiali i qarqafeve tuaja duhet të jetë nga fibra natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat