Sëmundja e diabetit

Shëndetësia

Sëmundja e diabetit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Foto ilustruse

Diabeti apo siç njihet ndryshe sëmundja e sheqerit mund të paraqitet në çdo moshë.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të diabetit, tipi 1 dhe tipi 2, ndër të tjerash ekziston edhe diabeti i cili mund të shfaqet gjatë shtatzënisë, njofton Klan Kosova.

Tipi 1 i diabetit zakonisht shfaqet tek moshat e reja, kur ka mungesë të insulinës( hormoni i cili e rregullon metabolizmin e sheqernave).

Tipi 2 i  diabetit kryesisht shfaqet tek personat që janë mbi peshë, dhe mund të jetë edhe gjenetike.

Ndërsa tek grat shtatzëna rrezik më të lartë kanë ato të cilat në familjen e tyre kanë dikë të sëmurë nga diabeti, nga mbipesha para shtatzënisë, si dhe nëse mbesin shtatzënë në moshë të shtyrë.

Parandalimin e diabetit mund ta bëjmë duke bërë sa më shumë aktivitete fizike, të ushqehemi shëndetshëm, mos të konsumojnë alkool apo lëngje me nivel të lartë të sheqerit etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat