Gjithçka që duhet të dini për traumat dhe Stresin Post- Traumatik

Shëndetësia

Gjithçka që duhet të dini për traumat dhe Stresin Post- Traumatik

Nga: Diellza Begolli Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Cilat trauma janë posaçërisht të rënda për t’i përpunuar?

Trauma definohet si një përgjigje emocionale që dikush e shpreh ndaj një ngjarjeje skajshmërisht negative.Përderisa trauma është një reagim normal ndaj një ngjarjeje tmerruese, efektete saj mund të jenë aq të rënda, saqë mund të ndikojnë në aftësitë e individit për të jetuar një jetë normale. Në një rast të tillë, ndoshta do të ishte më efikase që të trajtohet stresi dhe disfunksioni i shkaktuar nga ngjarja traumatike, në mënyrë që  individi tëkthehet  në gjendjen e mirëqenies emocionale.

Diku rreth 30% dhe mbi 60% e njerëzve, gjatë jetës së tyre e kanë përjetuar një traumë të rëndë, e cila karakterizohet me: përvoja fizike dhe psikike të afërsisë së vdekjes, pastaj të qenurit i zhytur në ngjarje të padurueshme, vështirësi të  ikë prej saj apo të luftojë kundër saj.

Por,  rreth një e treta nga këto ngjarje traumatike duhet të llogariten me pasoja afatgjata. Këto pasoja afatgjata, mblidhen nën konceptin e Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik ose PTSD.

Çfarë tronditjesh shkakton trauma në tërë personalitetin?

Trauma është një sulm mbi identitetin e njeriut. Pasojat tipike dhe të menjëhershme të stresit traumatik, shprehen si: konfuzion apo shushatje, e deri tek humbja e kufinjëve të unit.

Pastaj, pasojat fizike që manifestohen me dhimbje të forta, eventualisht alivanosje apo komë, kaosi emocional, të mos ndjerit asgjë apo mpirje emocionale, vërshime prej imazheve, erërat, zhurmat, e deri tek humbja e aftësisë për orientim kohor të ngjarjes.

Pas këtyre reagimeve fillestare, truri tenton që përmbajtjet e fragmentuara dhe të lëna në një anë, t’i integrojë në mënyrë spontane. Gjithashtu i duhet të përballet me faktin se ka pasur disocim/shkëputje, gjendje ekstreme të konfuzionit dhe përjetim tjetërsimi.

Kjo punë integruese e trurit sigurisht që do kohë dhe është e lidhur me acarime, si fizike ashtu edhe shpirtërore. Këtë reagim normal e quajmë Reagim të Stresit Post-Traumatik.

Reagimi i Stresit Post-Traumatik

Ky reagim përfshin elemente të caktuara. Ndër to, më të rëndësishmet janë:gjendje e ankthit dhe alarmim të lartë;ankthe gjatë natës dhe çrregullime të gjumit; shmangie të stimujve që kanë të bëjnë me traumën;ripërsëritje e shpeshtë e pjesëve që kanë të bëjnë me traumën; dëmtim në përceptimin e ambientit; të trupit personal e të ndjenjave personale;çrregullime në koncentrim, në performancë etj.

Periudha pas Stresit Traumatik

Kjo periudhë gjithashtu është një kohë jashëzakonisht e vështirë. Shumë fëmijë dhe të rritur, në periudhën pas traumës tërhiqen shumë prej të tjerëve; nuk duan të flasin, të preken e gjithashtu të  konfrontohen me tmerrin që e përjetojnë, ky reagim quhet Konstruksion apo Ngushtim. Këtu bëjnë pjesë edhe disocimet patologjike edhe kronike. Po ashtu, ky është si elementi i parë i kësaj periudhe,

Në anën tjetër, përmes anktheve gjatë natës pagjumë përjetohen edhe elemente të veçanta nga ngjarja traumatike: p.sh në mënyrë të përsëritur dëgjohen të shtëna me armë, diktohet era e alkoolit e atij që është duke e kryer tmerrin, pastaj shihet pamja e tmerrit si një film horror etj. Të gjitha këto reagime quhen Intrusione, të cilat janë elementi i dytë i kësaj periudhe. Si element i tretë, janë simptomat e Mbingacmimit, sepse i gjithë organizmi i indivdit ende është në luhatje, dhe në mënyrë të përsëtitur futet prapë në fiziologjinë e afërt traumatike.

Nëse këto 3 elemente janë intensive, më shumë zgjerohen se sa që zvogëlohen dhe zgjasin më shumë se 4 javë, atëherë mund të vihet diagnoza e PTSD apo Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik.

Shfaqja e vonshme e PTSD

Rrethnjë e katërta e çrregullimeve të Stresit Post-Traumatik janë Late Onset PTSD. Që domethënë se e kanënjë fillim të hershëm, por shfaqen më vonë me paraqitjen e një stresi tjetërekstrem.

Një person mund të funksionojë për një kohë të gjatë shumë mirë pastraumës, por në një vjetorin e traumës apo përmes një traumatizimi tjetër,patjetër që do t’i shfaqet PTSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat