Bakteri i cili jeton në lëkurë na bën rezistues ndaj ilaçeve, mund të jetë fatal

Shëndetësia

Bakteri i cili jeton në lëkurë na bën rezistues ndaj ilaçeve, mund të jetë fatal

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Bakteri është i ngjashëm me superbakterin MRSA, i cili tashmë një kohë të gjatë është rezistues ndaj antibiotikëve.

Staphylococcus epidermidis jeton, zakonisht pa ndikim negativ, në lëkurën e secilit prej nesh, mirëpo mund të futet në organizëm edhe pas operacionit dhe të shkaktojë infeksione serioze.

hkencëtarët kanë identifikuar forma shumë më të rrezikshme të baktereve në lëkurën e njerëzve të cilët janë infektuar pas operacionit.

Bakteri vazhdimisht gjen mënyra të reja që të mbijetojë në sipërfaqen e lëkurës së secilit prej nesh, ndërkaq llojet rezistuese ndaj ilaçeve dhe shumë të rrezikshme munden lehtë dhe shpejt të përhapen.

– Staphylococcus epidermidis është patogjen vdekjeprurës. Ende injorohet kimikisht, sepse shumë shpesh supozohet që është fjala për infeksionin nga instrumentet laboratorike dhe merret si rrezik i cili me vete bart çdo intervenim.Infeksionet pasoperacionale mund të jenë shumë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, thotë profesori Sem Sheppard.

Për të penguar vdekjen nga ky bakter i rrezikshëmështë e domosdoshme të përcaktohet cilët janë ata pacientë më të rrezikuar dhe kanë aplikuar masat më rigoroze higjienike tek ata.

Një numër i vogël i pacientëve të shëndetshëm bart këtë bakter në lëkurën e vet, andaj rrezikojnë që të infektohen pas operacionit.

Infeksionet e këtilla vështirë diagnostikohen, prandaj ekziston shpresa që gjenet të cilat janë të lidhura me këtë sëmundje mund të tregojnë se kush është më i ekspozuar ndaj rrezikut më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat