Virusi Ebola në Kongo, shpërthimi i dytë më i madhi i regjistruar ndonjëherë

Shëndetësia

Virusi Ebola në Kongo, shpërthimi i dytë më i madhi i regjistruar ndonjëherë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
Foto

Shpërthimi i virusit Ebola në lindje të Republikës Demokratike të Kongos është i dyti më i madhi i regjistruar ndonjëherë, kanë bërë të ditur nga agjencioni shëndetësor i OKB-së.

Në total 426 raste të virusit janë raportuar në qytetin Beni, duke shënuar kështu shifër me të lartë se në Uganda në vitin 2000.

Beni gjendet në mes të zonës se konfliktit dhe operacionet janë dëmtuar nga sulmet e rebelëve.

Deri më tani rreth 200 persona kane vdekur nga shpërthimi i Ebolës në këtë vend.

Ky njëherit është edhe shpërthimi i dytë i këtij virusi brenda këtij viti në DR Kongo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat