Si ndikon kafeja në funksionimin e zemrës - Bota Sot
Si ndikon kafeja në funksionimin e zemrës

Shëndetësia

Si ndikon kafeja në funksionimin e zemrës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:49
Ilustrim

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pirja e rregullt e kafesë shkakton rrahje të tepërta të zemrës.

Ky studim është publikuar nga shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos.

Udhëheqësi i këtij kërkimi shkencor, Dr. Gregory Marcus, tha: “Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se, në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”.

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë, si obeziteti dhe depresioni.

Ekipi i shkencëtarëve studiuan 1.300 njerëz, të moshës 72-vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...