Disa gjëra që ndodhin me trupin tuaj kur vendosni të mos hani

Shëndetësia

Disa gjëra që ndodhin me trupin tuaj kur vendosni të mos hani

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:13
Ilustrim

Mos ngrënia (agjërimi) është një praktikë që ka ekzistuar për shumë vite dhe ata që e bëjnë këtë e bëjnë për disa arsye.

Ka nga ata që e bëjnë ata për arsye të fesë, të tjerët për të pastruar trupin e tyre dhe disa për të humbur peshë. E vërteta është se këtë herë ne do të ndajmë gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur të vendosni të agjëroni.

Kjo ju ndihmon të digjni yndyrë

Agjërimi shkakton uri dhe stres, në përgjigje, trupi lëshon më shumë kolesterol dhe lejon përdorimin e yndyrës si një burim energjie në vend të glukozës, vetëm për një periudhë të caktuar.

Ndikon në sistemin tuaj nervor

Për trurin, agjërimi është një “dietë e parregullt” dhe gjeneron pasoja në sistemin nervor, kështu që kequshqyerja e zgjatur ka të ngjarë të lërë pasojat në tru për shkak të dëmtimit neuronal. Në rastet më serioze këto mund të jenë të pakthyeshme.

Prodhon një humor të keq

Një raport i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve vë në dukje se kapërcimi i mëngjesit ndikon negativisht në aftësinë për t’u përqendruar dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë efektive. Çdo gjë do të varet nga sa orë do të kaloni pa ushqim. Pas një periudhe të zgjatur, ankthi dhe stresi që prodhojnë uri, do të ndikojnë gjithashtu në disponimin tuaj të mirë.

Hani më shumë nga ankthi

Mosngrënia siç duhet, gjeneron episode të ankthit. Ngrënia e sheqernave, yndyrave ose ushqimit të tepërt mund të jetë një reagim i natyrshëm i trupit tuaj, i cili do të shkatërrojë qëllimin tuaj fillestar për të agjëruar. Prandaj, para se të filloni të agjëroni duhet të konsultoheni me një ekspert.

Adipocitet zvogëlohen

Adipocitet janë qeliza yndyrore në trup. Kjo është e rëndësishme, sepse sa më pak adipocitet të ketë trupi, aq më pak gjasa ka që të zhvillohet diabeti.

Ndihmon për të gjeneruar HGH

Hormoni i rritjes njerëzore (HGH), i njohur si “hormon fitnesi”, ndërhyn në kushtet fizike dhe jetëgjatësinë, duke përfshirë rritjen e muskujve dhe rritjen e humbjes së yndyrës përmes përshpejtimit të metabolizmit. Sipas një studimi nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë i Neë Orleans, agjërimi rrit HGH 1300% tek femrat dhe 2000% tek meshkuj.

Do ta bëjë trurin tuaj të uritur

Ndërsa shumica e indeve mund të marrin ushqim nga acidet yndyrore, truri nuk merr. Neuronet kanë nevojë për glukozë për të kryer funksionet e tyre vitale. Pas 4 orësh agjërimi, trupi juaj fillon të konsumojë glukozën që i nevojitet trurit tuaj, gjë që e lë atë pa ushqim. Kjo është arsyeja pse agjërimi nuk duhet të zgjasë shumë orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat