Një formë e re e parandalimit të shtatzënisë për meshkuj aktualisht është duke u studiuar.
Testimet e para kanë treguar se kjo mund të nxisë rritjen e muskujve por edhe shfaqjen e akneve.
Hulumtuesit që po testojnë kontraceptivin në formë të gjelit – që vendoset në krahët e meshkujve – besojnë se mund të jetë më efektive se sa prezervativët.
Gjeli i pastër i cili absorbohet menjëherë pas vendosjes në krahë, ulë sasinë e spermës që një mashkull mund të prodhojë.
Në testimet e para, disa nga meshkujt shtuan peshë – kryesisht masë muskulore – ndërsa ata që kishin pasur probleme me aknet si adoleshentë u përballën prapë me to.
Megjithatë hulumtuesit besojnë se potenciali i këtij gjeli është shumë i madh.