Hani sa më shumë shalqi për një zemër më të shëndoshë

Shëndetësia

Hani sa më shumë shalqi për një zemër më të shëndoshë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:08
Foto

Sëmundja e zemrës është shkaku numër një që shkakton vdekje në mbarë botën.

Mirëpo ka disa faktorë që mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër apo atyre në tru. Një dietë e pasur mund të ndikojnë në zvogëlimin e tensionit të gjakut dhe uljes së kolestërolit,

Disa ushqyes që gjenden në shalqi kanë përfitime të veçanta për shëndetin e zemrës.

Studimet tregojnë se substanca lycopene mund të ndihmojë për të ulur kolesterolin si dhe presionin e gjakut. Gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit oksidativ të kolesterolit.

Sipas studimeve tek gratë obeze dhe ato në menopauzë dhe tek disa burra, likopeni mund të zvogëlojë ngurtësinë dhe trashësinë e mureve të arterieve.

Shalqi gjithashtu përmban citrulin, një aminoacid që mund të rrisë nivelet e oksidit nitrik në trup. Oksid nitrik ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që ul presionin e gjakut.

Vitamina të tjera dhe minerale në shalqi janë gjithashtu të mira për zemrën tuaj duke përfshirë vitaminat A, B6, C, magnez dhe kalium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat