Saturni po humb të gjitha unazat e tij

Shkencë & Teknologji

Saturni po humb të gjitha unazat e tij

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:06
Ilustrim

Sipas hulumtimeve të fundit, planeti i Saturnit po humbet unazat e tij me shpejtësi të lartë, njoftoi NASA.

Rezultatet e hulumtimit bazohen në vëzhgimet e fundit, por edhe në vëzhgimet e anijeve Voyager 1 dhe 2, me ndihmën e të cilave  shkencëtarët vlerësuan disa vjet më parë se unazat po zhduken me shpejtësi mesatare.

Unazat e Saturnit përbëhen kryesisht nga pjesë akulli me madhësi të ndryshme - disa janë mikroskopike si grimcat e pluhurit dhe disa janë  në madhësi të disa metrave dhe ato po zhduken pasi Saturni po i tërheq përmes gravitetit dhe zbresin në planetin në formën e një shiu të grimcave të akullit. Astrofizikani i NASA-s, James O'Donogy tha se unazat do të zhduken plotësisht për 300 milionë vjet.

Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt nëse Saturni që nga fillimi kishte unaza ose u formuan në një fazë të mëvonshme, dhe kërkimet e fundit konfirmojnë teorinë, kështu që është e mundur që unazat të mos jenë më të vjetër se 100 milionë vjet.

Thuhet se në qoftë se unazat ishin formuar në një fazë të mëvonshme të formimit të planetit, ishte e mundur që ato të formoheshin gjatë përplasjes së ajsbergut të vogël në orbitën e Jupiterit - ndoshta për shkak se orbitat e tyre ishin çrregulluar nga kalimi i objekteve të hapësirës, si asteroidi ose kometa.

Ekspertët e NASA-s synojnë të monitorojnë shkallën e zvogëlimit të unazave për disa kohë dhe të shohin nëse po kalojnë nëpër ndryshime sezonale.

Ndryshe, Saturni i nevojitet 29,4 vjet për të bërë një rrotullim rreth Diellit, dhe gjatë atij udhëtimi, grimcat e unazave në nivele të ndryshëm janë të ekspozuara ndaj Diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat