Kina dhe Rusia ‘po ziejnë’ diçka sekrete në qiell

Shkencë & Teknologji

Kina dhe Rusia ‘po ziejnë’ diçka sekrete në qiell

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Ilustrim

Rusia dhe Kina kanë kryer një seri eksperimentesh kundërthënëse në modifikimin e jonosferës së Tokës, duke përdorur radiot e frekuencave të larta, shkruan Science Alert.

Shkencëtarët nga objekti shkencor Sura Ionospheric Heating Facility, që ndodhet pranë Vasilsurska, transmetojnë frekuenca të larta për të ndikuar në jonosferën. Gjatë kësaj kohe, sateliti kinez Seismo-Elektromagnetik Satelitor (CSES) ka matur nga orbita se sa ndikojnë ato në çrregullimin e plazmës.

Jonosfera është një shtresë e jonizuar e atmosferës së Tokës, e vendosur në lartësi midis 50 dhe 1000 km mbi sipërfaqen e Tokës. Grimcat që formojnë jonosferën janë elektronet dhe jonet.

Shumë janë të shqetësuar për bashkëpunimin e dy fuqive botërore për përdorimin e mundshëm ushtarak të këtij hulumtimi.

Mund të bllokojnë radio-sinjalet

Arsyeja për këtë është se jonosfera dhe plazma, i ashtuquajturi gaz jonizues brenda jonosferës, është vendimtar për funksionimin e duhur të komunikimeve radiofonike. Duke ndikuar në mënyrë selektive ndaj grimcave të ngarkuara të asaj pjese të atmosferës, shkencëtarët, madje edhe qeveritë, në mënyrë teorike mund të bllokojnë ose të amplifikojnë sinjale radio me rreze të gjatë.

Eksperimentet paraprake, të cilat u zhvilluan në qershor të këtij viti, ndikuan ndjeshëm në jonosferën e Tokës.

Kështu, në një eksperiment, shkencëtarët kinezë dhe rusë krijuan një çrregullim në jonosferë, brenda një hapësire prej 126,000 kilometra katrorë. Në eksperimentin e dytë, çrregulluan temperaturën e plazmës dhe e rritën për 100 gradë Celsius.

"Ne nuk e luajmë rolin e Perëndisë"

Shkencëtarët që morën pjesë në eksperimente pohojnë se kërkimi i tyre është ekskluzivisht shkencor në natyrë dhe se nuk do të dëmtojë atmosferën e Tokës.

"Ne nuk e luajmë rolin e Perëndisë," tha njëri nga shkencëtarët në kushte anonime për South China Morning Post.

Sigurisht, për momentin, nuk ka dëshmi të mjaftueshme se bëhet fjalë për diçka tjetër përveç kërkimit shkencor, edhe pse Rusia është akuzuar vazhdimisht këtë vit për shkak të pengimit të sinjaleve GPS. Përveç kësaj, hipotetikisht, ajo mund të përdorë teknikat e manipulimit të jonosferës, shkruan Science Alert.

Jonosfera është një shtresë e jonizuar e atmosferës së Tokës, e vendosur në lartësi midis 50 dhe 1000 km mbi sipërfaqen e Tokës. Grimcat që formojnë jonosferën janë elektronet dhe jonet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat