Ciklone dhe stuhi në Jupiter?

Shkencë & Teknologji

Ciklone dhe stuhi në Jupiter?

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 23:44
Foto

Janë publikuar fotografitë të reja të Jupiterit, që i ka regjistruar anija kozmike e NASA-s, ”Junona”, ku jepet një pasqyrë krejtësisht e re e cikloneve dhe stuhive në këtë planet.

Udhëheqësja e projektit ”JunoCam”, Candice Hansen nga Instituti i Shkencave në Arizona, në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan, prezantoi fotografitë e papërpunuara.

“Ne e dinim se vëzhgojmë një zonë që nuk ishte parë më parë në Jupiter. Ishte e papritur të shihje uraganet gjigante dhe ciklonet”, shpjegoi Hansen, përcjell atsh.

Pritet që ”Junona”, që përfundoi turin e saj në orbitën e Jupiterit për 53 ditë, të japë rezultate dhe zgjidhje mbi atë se si është formuar planeti më i madh në sistemin tonë diellor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat