Super Hëna e kuqe, në janar pritet një fenomen i veçantë

Shkencë & Teknologji

Super Hëna e kuqe, në janar pritet një fenomen i veçantë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 07:22
Ilustrim

Në vitin 2019, Hëna pritet të vijë jo vetëm e plotë por me një pamje vërtet spektakolare.

Në natën e 20-21 janarit, Hëna e plotë do të përkojë me një eklips hënor, i cili do të bëjë që sateliti natyror i Tokës të marrë një shkëlqim të kuq të ndezur në një efekt që njihet si Hëna e Gjakut.

Në të njëjtën kohë, Hëna do të ulet në pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj, kështu që ajo do të shfaqet masive në qiellin e natës.

Të gjitha këto fenomene së bashku përbëjnë një kombinim të mrekullueshëm që shënon eklipsin e fundit të hënës që do të shohim deri në vitin 2021.

Nga fillimi në fund, eklipsi hënor do të zgjasë pak më shumë se tre orë e gjysmë. Eklipsi i plotë i Hënës së Gjakut do të jetë i dukshëm në shumë pjesë të Tokës, duke përfshirë të gjithë Amerikën e Veriut dhe pjesë të Evropës dhe Afrikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat