Asteroidi që mund ta godasë Tokën këtë muaj

Shkencë & Teknologji

Asteroidi që mund ta godasë Tokën këtë muaj

Më: 1 janar 2019 Në ora: 23:38
Ilustrim

NASA po përpiqet ta “fshehë” një asteroid masiv vrasës që mund të godasë Tokën përbrenda muajve, sipas disa teoricienëve konspiracionist.

NASA – agjencia udhëheqëse botërore e hapësirës – njoftoi më parë në faqen e saj zyrtare se një asteroid i madh kishte “probabilitet të ulët të ndikimit” në vitin 2019.

Ishte parashikuar që një shkëmb me emrin 2002 NT7 do t’i afrohej Tokës me shpejtësi prej 100,000 km/h, transmeton lajmi.net.

Vlerësimet e zyrtarëve hapësinorë madje dhanë një datë për një ndikim të mundshëm, duke pasur parasysh një shans të vogël për të goditur planetin më 1 shkurt.

NASA tani thotë se ka të ngjarë që NT7 të godasë Tokën më 13 janar, që aktualisht gjendet 37,910,000 kilometra larg, edhe më larg se Marsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat