Zbulohet një “super-toka, 60 vite dritë larg

Shkencë & Teknologji

Zbulohet një “super-toka, 60 vite dritë larg

Më: 2 janar 2019 Në ora: 16:28
“Super-toka”

Vetëm 60 vite dritë larg Tokës ndodhet një “super-tokë”, me një rreze sa dyfishi i planetit tonë dhe një masë 4,5 herë më të madhe.

Ky zbulim është publikuar në revistën “Astronomy & Astrophysics” dhe është arritur falë kërkimit ndërkombëtar të koordinuar nga Davide Gandolfi, i departamentit të Fizikës në Universitetin e Torinos, shkruan ATSH.

“Super-toka” rrotullohet në gjashtë ditë rreth yllit të vetë “Pi greco Mensae” dhe quhet “Pi greco Mensae c”.

Për Gandolfi ky planet është një minierë ari për studimin e atmosferave së botëve që vijnë rreth yjeve të tjera.

Në studim thuhet se ambienti i tij nuk është i përshtatshëm për jetën, të paktën jo si ajo që kemi në Tokë, por zbulimi i tij i hap rrugën studimeve të ardhshme mbi vetitë e planetëve që vijnë rrotull yjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat