Zhvillohet komunikimi i parë kuantik nga Toka me Satelitët

Shkencë & Teknologji

Zhvillohet komunikimi i parë kuantik nga Toka me Satelitët

Më: 3 janar 2019 Në ora: 07:32
Ky zbulim është një rezultat që ende i përkon fushës së kërkimit

Transmetimet satelitore super të sigurta të transportuara nga drita nuk janë më një ëndërr e fantashkencës, por janë bërë realitet falë eksperimentit italian që zhvilloi komunikimin e parë kuantik nga Toka me satelitë që operojnë në një lartësi prej 20,000 kilometrash.

I publikuar në revistën shkencore “Quantum Science and Technology”, ky rezultat ka ardhur nga bashkëpunimi mes grupit “QuantumFuture” i Universitetit të Padovas dhe të observatorit “Matera Laser Ranging Observatory” (MLRO).

Në eksperiment u shkëmbyen disa foto në mes observatorit “MLRO” dhe dy satelitëve të grupit “Glonass”, në mënyrë që të maten për herë të parë humbjet me të cilat përballet sinjali kuantik.

“Ky zbulim është një rezultat që ende i përkon fushës së kërkimit. Ky nuk është një rezultat i vogël nëse merren parasysh grupet e shumta në të gjithë botën që po bëjnë studime në këtë fushë”, thotë Paolo Villoresi, koordinator i studimit.

“Këto rezultate tani hedhin bazat për një gamë të madhe aplikimesh, që ndryshojnë sipas karakteristikave, nga navigimi tek meteorologjia, nga komunikimi deri tek eksplorimi hapësinor dhe astronomia”, thekson Villoresi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat