Shkencëtarët shpuan akullin: Nuk e dimë çfarë do të gjejmë atje

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët shpuan akullin: Nuk e dimë çfarë do të gjejmë atje

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:40
Ekipi ka filluar me shkrirjen e akullit më 23 dhjetor

Një ekip prej 50 shkencëtarëve, inxhinierë dhe personel tjetër mbështetës shpuan një vrimë për më shumë se një kilometër në akull, duke hapur rrugën për herë të parë drejt liqenit Merser në perëndim të Antarktikut.

Përpjekjet shumëvjeçare shkencore ekipi SALSA për të hyrë në një liqen subglacial, nga rreth 400 të tillë  të identifikuar në Polin e Jugut, ofrojnë një mundësi të rrallë për të eksploruar një prej ekosistemeve më të izoluar në botë.

"Ne nuk e dimë se çfarë do të gjeni. Ende po mësojmë. Kjo është hera e dytë që diçka si kjo bëhet," thotë John Prisca, një biokimist në Universitetin Shtetëror të Montana. 

Pas përpjekjeve të mëdha të sjelljes së 500 ton pajisje në vendin e shpimit, 1.000 kilometra larg nga stacioni Makmardo, ekipi ka filluar me shkrirjen e akullit më 23 dhjetor, dhe në liqen, sipërfaqja e të cilit është 140 kilometra katrorë, mbërritën më 26 dhjetor pasi shpuan 1,084 metra. 

Tani është koha për të dërguar poshtë instrumente të shumta, për të studiuar liqenin, matjen e temperaturës, thellësinë, muret strukturore për marrjen e mostrave të ujit, sedimenteve dhe akullit në pjesën e poshtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat