Monogamia, 450 milionë vjeçare

Shkencë & Teknologji

Monogamia, 450 milionë vjeçare

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Në botën e gjallesave formula gjenetike e monogamisë është 450 milionë vjeçare. Ajo është universale dhe ka arritur të transformojë në marrëdhënie të qëndrueshme edhe ato specie që nuk ishin aspak të tilla. Rezulton se praktika e monogamisë është shfaqur në mënyrë ciklike gjatë evolucionit tek shumë kafshë, ndoshta për të lehtësuar mbijetesën e gjeneratave të reja. Në fakt në marrëdhënie të tilla përkujdesja prindërore është e ndarë mes mashkullit dhe femrës, ndryshe nga ato poligame, ku kryesisht është vetëm kjo e fundit që përmbush këtë detyrë.

Sipas kërkuesve të universitetit të Austin në Texas, të cilët kërkimin e kanë publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave Amerikane PNAS, monogamë në botën e gjallesave që janë studiuar quhen ato që krijojnë një lidhje të qëndrueshme për të paktën një stinë çiftimi. Kështu është vërejtur se në disa specie, sa herë që shfaqej monogamia gjatë mijëvjeçarëve, ky ndryshim korrespondonte me ndryshime specifike të 24 geneve.

Dhe këto mutacione gjenetike, sipas tyre, ishin të njëjtat në një hark kohor evolutiv prej 450 milionë vitesh. Studimi është kryer me ndihmën e një superkompjuter që ka rindërtuar pikërisht historinë evolutive të 10 specieve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat