Shkencëtarët gjejnë mënyrën për të transferuar kujtimet nga një krijesë në tjetrën

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët gjejnë mënyrën për të transferuar kujtimet nga një krijesë në tjetrën

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Mundësia që shkencëtarët t'iu nxisin juve të rikujtoni situata të gjërave që nuk i keni bërë më parë tashmë është një e vërtetë.

David Glanzman në Universitetin e Kalifornisë mësoi një kërmill deti të Kalifornisë për të reaguar në mënyrë defanzive ndaj “stimulimit të bishtit”.

Sapo kërmilli krijoi një refleks të pavullnetshëm defanziv, ekipi nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët edhe e arritën konkludimin e transferimit të kujtimeve, nxorën acidin ARN-në e tij.

Kur ARN-ja u injektua në një kërmill të patrajnuar të detit, ai menjëherë u përgjigj në të njëjtën mënyrë.

Sipas Glanzman, kjo sugjeron se ARN-ja mund të përdoret për të krijuar engram. Engramët janë, përafërsisht, kujtimet e arkivuara në tru.

Ekzistojnë pak dyshime se ekzistojnë, por ku ekzistojnë dhe se si funksionojnë ato janë ende subjekt i dekadave të hulumtimit.

Ndoshta ndonjë ditë edhe ju do jeni në gjendje t’i transferoni kujtimet e ndonjë miku apo mikeshe tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat