Shkencëtarët: Neve na duhet të hamë 80% më pak mish, për të shpëtuar Tokën

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët: Neve na duhet të hamë 80% më pak mish, për të shpëtuar Tokën

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Aktivistët e ndryshimeve klimatike kanë bërë thirrje për veganizëm global deri në vitin 2050.

Ata gjithashtu kanë rekomanduar që secili person të hajë vetëm 14 gram mish në ditë.

Shuma është pak më shumë se një bateri AAA, e cila peshon 12g – askund afër mjaftueshëm sa për të shijuar një hamburger ose një biftek.

Rekomandimi u botua në një artikull për revistën britanike “The Lancet”.

Prodhimi i mishit është një shkak i madh i ngrohjes globale dhe po rrezikon planetin tonë, thotë artikulli.

“Dëshmitë e forta tregojnë se prodhimi i ushqimit është një ndër nxitësit më të mëdhenj të ndryshimeve mjedisore globale duke kontribuar në ndryshimin e klimës,” thuhet në artikull.

“Ushqimi i shëndetshëm ka një konsum të përshtatshëm kalorisë dhe përbëhet nga një shumëllojshmëri ushqimesh me bazë bimore”, deklarohet më tutje.

Artikulli, autori kryesor i të cilit është Tamara Lucas, ka bërë thirrje për veganizëm global deri në vitin 2050

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat