Inteligjenca artificiale njeh sëmundjet gjenetike me shikim të parë

Shkencë & Teknologji

Inteligjenca artificiale njeh sëmundjet gjenetike me shikim të parë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Inteligjenca artificiale arrin të dallojë sëmundjet gjenetike që në shikim të parë, duke u mbështetur në disa karakteristika të fytyrës, shkruhet në një studim të publikuar në revistën “Nature Medicine”.

Këtë gjë është në gjendje ta bëjë sistemi “DeepGestalt”, pas tre vitesh stërvitje me 17 000 imazhe personash të prekur nga më shumë se 200 sëmundje gjenetike, që preton të kthehet në një instrument të çmuar për të marrë diagnostikime të hershme dhe për të krijuar terapi të posaçme.

“DeepGestalt” është krijuar në SHBA, nga grupi i drejtuar nga Yaron Gurovich dhe Karen Gripp, të kompanisë FDNA, e specializuar në aplikimin e inteligjencës artificiale në analizimin e sasive të mëdha të të dhënave.

“Sëmundjet gjenetike godasin 8% të popullsisë dhe shumë prej tyre shfaqen me karakteristika të dallueshme në fytyrë, aq sa studimet e fundit kanë treguar se teknologjitë e analizave faciale mund të japinë informacione të dobishme për të përpunuar diagnostikimet. Megjithatë, këto teknologji janë në gjendje të identifikojnë një numër të kufizuar të sëmundjeve”, shkruajnë studiuesit.

“Për këtë arsye sistemi, ‘DeepGestalt’ konsiderohet si një kthesë e shumëpritur në mjekësinë gjenetike”, theksoi Gripp.

Ky sistem është në gjendje të njohë një gjenetike në 90% të rasteve, madje në tre raste ka arritur të njohë sëmundje që ekspertët nuk kishin qenë në gjendje t’i dallonin. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat