Edhe meteorë artificialë

Shkencë & Teknologji

Edhe meteorë artificialë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Krijohen edhe meteorët artificialë. Japonia sapo ka dërguar në orbitë satelitin e parë që do t’i lëshojë këto yje. Projekti quhet Sky Canvas dhe këtë vit do të kryhen testet e para, ndërsa spektakli i vërtetë është programuar të nisë në 2020 dhe mund të shoqërojnë edhe hapjen e ceremonisë së lojërave olimpike të Tokios.

Zakonisht natyra na ka mësuar që më parë shohim një yll që bie dhe më pas shprehim një dëshirë. Por tani do të jetë pak e kundërta, pasi yjet artificialë sigurisht që do bien sipas kërkesave.

Për krijimin e tyre është përdorur një material që i bën të jenë më të ndritshme sesa ato natyrale dhe do të kenë një rënie më të ngadaltë. Problem i vetëm duket se është kur të hyjnë në atmosferë. Sateliti do të qëllojë disa si plumba, të cilët brenda kanë një kapsulë që përmban meteorin e porositur. Dhe spektakli është i garantuar, pavarësisht se ideja nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat