A ka jetë përtej Tokës?

Shkencë & Teknologji

A ka jetë përtej Tokës?

Më: 28 janar 2019 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Kërkimi i jetës aliene në botët e tjera jashtë sistemit tonë diellor është objektivi ambicioz i misionit europian Ariel, i cili është programuar të nisë në vitin 2028. Ekspertët e cilësojnë si një hap të jashtëzakonshëm dhe e barazojnë me një revolucion të dytë kopernikan projektin për të cilin Agjencia Hapësinore Evropiane ESA po përgatitet.

Në fakt kërkimi i botëve të reja jashtë sistemit tonë diellor është një fushë mjaft entuziazmuese dhe që ngjall kureshtjen e njeriut prej shekujsh. Që nga vitet ’90, kur nisën kërkimet dhe vrojtimet e këtij lloji, ekspertët kanë zbuluar rreth 4 mijë planete që orbitojnë rreth një ylli jashtë sistemit tonë. Dhe për studiuesen dhe koordinatoren kryesore të ESA, Giovanna Tinetti, në galaktikën tonë çdo yll ka të paktën një planet dhe disa prej tyre janë potencialisht botë ku jeta vërtetë mund të ekzistojë.

Sfida deri në nisjen e këtij misioni atje lart është të kuptohet më shumë rreth këtyre sistemeve, që jo domosdoshmërisht janë të ngjashëm dhe funksionojnë si sistemi jonë, i cili nuk është kurrsesi etalon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat