Nënkresë inteligjente që eliminon zhurmat nga gërhitja

Shkencë & Teknologji

Nënkresë inteligjente që eliminon zhurmat nga gërhitja

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:37
Jastëk inteligjent

Netët pa gjumë pranë partnerit gërhitës mund të jenë vetëm një kujtim i keq i së kaluarës, pasi studiuesit e Northern Illinois University kanë shpikur një jastëk inteligjent, që eliminon zhurmat dhe përdor inteligjencën artificiale për të bërë ndryshimin e gërhitjes gjatë natës.

Funksionimi i nënkresës për momentin është vetëm një prototip i përshkruar në revistën ”Journal of Automatica Sinica”.

Studiuesit nuk janë të parët që përpiqen të përdorin teknologjinë e eliminimit të zhurmave, por sistemet e mëparshme e kanë instaluar atë brenda krevatit apo batanijeve.

Pajisja e re është e integruar direkt në jastëk dhe sistemi i eliminimit të zhurmave punon duke zbuluar tingujt dhe duke prodhuar valë zanore me amplitudë të barabartë për t’i bllokuar ato.

Një mikrofon “referencë” mbledh tingujt gërhitës, ndërsa dy mikrofona marrin zhurmat e ambientit. Kështu, një filtër përshtatës krijon një sinjal të përshtatshëm kundër zhurmës, i cili pastaj riprodhohet nëpërmjet dy altoparlantëve në jastëkun e përdoruesit.

Nivelet e zhurmës rreth 35 decibel janë të mjaftueshme për të prishur cilësinë e gjumit.

Rekordi i regjistrimit të gërhitjes ka qenë një gjyshe angleze me 111,6 decibel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat