Shkencëtarët kërkojnë që të ndalohen armët e kontrolluara nga inteligjenca artificiale

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët kërkojnë që të ndalohen armët e kontrolluara nga inteligjenca artificiale

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Një grup shkencëtarësh ka bërë thirrje që të ndërpritet zhvillimi i armëve të kontrolluara nga sistemet e inteligjencës artificiale. Sipas tyre, armët autonome mund të dalin nga kontrolli në mënyrë të paparashikueshme dhe mund të vrasin njerëz të pafajshëm.

Ekspertët e etikës thonë se vrasja e njerëzve përmes robotëve dhe pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të trupave ushtarake është veprim i pamoralshëm. Këto komente janë bërë gjatë takimit të Shoqatës Amerikane për Zhvillimin e Shkencës, i cili u mbajt në Washington DC.

Organizata “Human Rights Watch” është njëra nga 89 organizatat joqeveritare nga pesëdhjetë shtete të ndryshme të botës që po e zbaton fushatën kundër robotëve vrasës dhe po kërkon që për këtë çëshjte të arrihet një traktat ndërkombëtar.

“Këto armë po depërtojnë. Dronët janë një shembull i qartë i tyre, por tashmë ka edhe aeroplanë ushtarakë që ngrihen në ajër, fluturojnë dhe lëshohen në tokë pa u kontrolluar nga njerëzit. Jemi të shqetësuar nga këto sisteme autonome të armëve”, tha Mary Wareham, njëra nga aktivistet për ndalim të këtyre armëve, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat