Një asteroid gjigand kalon nesër pranë Tokës, ja çfarë thotë Nasa

Shkencë & Teknologji

Një asteroid gjigand kalon nesër pranë Tokës, ja çfarë thotë Nasa

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Ilustrim

Asteroidi do të kalojë 3 milionë milje larg Tokës, megjithatë shkenctarët po e mbajnë nën vëzhgim trajektoren e tij, pasi e konsiderojnë të afërt distancën me planetin tonë.

Sipas “Mirror” meteori me madhësinë e Big Ben quhet “2013 MD8” sipas agjencisë hapësinore  nuk do të përbëjë asnjë rrezik për planetin tonë, por gjithsesi ekspertët janë në gatishmëri.

“NASA është e bindur se nuk ka asnjë asteroid në trajektore për të goditur Tokën, kështu që probaliteti për një përplasje të madhe është shumë i vogël. Në fakt, themi me siguri se asnjë objekt i madh nuk ka gjasa që të godasë Tokën në qindra vitet e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të NASA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat