YouTube fajësohet për rritjen e numrit të atyre që besojnë se toka është e sheshtë

Shkencë & Teknologji

YouTube fajësohet për rritjen e numrit të atyre që besojnë se toka është e sheshtë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:56
YouTube

Asheley Landrum është një profesore e shkencës në Universitetin Teknologjik të Teksasit. Kohët e fundit ajo tha se kishte vërejtur rritjen e popullaritetit të teorisë se Toka është e sheshtë.

Çuditërisht sot shumë e më shumë njerëz po besojnë se toka është e sheshtë. Kërkimet në Google për “tokën e sheshtë” janë rritur masivisht të paktën pesë vitet e fundit ndërsa po mbahen konventa në mbarë botën rreth kësaj teme.

Për këtë ajo ka nisur një kërkim. Landrum intervistoi 30 njerëz të cilët kanë marrë pjesë në të paktën një konventë të tokës së sheshtë dhe ajo gjeti se shumica e njerëzve besonin se toka ishte e sheshtë thjeshtë duke parë video në YouTube.

Kërkimin e saj ajo e prezantoi në një aktivitet të Shoqatës Amerikane për Avancimet Shkencore.

Ndërsa Landrum nuk fajësoi vetëm YouTube për rritjen e numrit të atyre që besojnë tek toka e sheshtë, ajo thotë se Google duhet të bëjë më shumë për të ndaluar përhapjen e ideve të gabuara shkencërisht.

Google ka pranuar se duhet të bëjë më shumë për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në YouTube dhe së fundi ka bërë publike planet.

Kompania planifikon të reduktojë numrin e rekomandimeve dhe të bllokojë videot që u afrohet limiteve të politikave të përdorimit.

Landrum gjithashtu kërkoi që vetë shkencëtarët të luftojnë këto ide duke përdorur vetë YouTube për të komunikuar punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat