NASA ngreh alarmin e kuq: Nga Antarktida do të shkëputet një akullnajë sa dy herë New Yorku

Shkencë & Teknologji

NASA ngreh alarmin e kuq: Nga Antarktida do të shkëputet një akullnajë sa dy herë New Yorku

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 06:33
Foto ilustrim

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) paralajmëroi se nga Antarktida së shpejti do të shkëputet një akullnajë gjigante.

NASA përmes një deklarate thekson se kjo akullnajë është me sipërfaqe dy herë më të madhe se New Yorku, e cila së shpejti do të shkëputet nga akullnaja masive Brunt.

Shkencëtarët kanë gjetur kratere të mëdha që paraqesin fazën e fundit të shkëputjes së akullnajës, ndërsa dëshmi e kësaj janë edhe pamjet e krahasuara satelitore të realizuara më 30 janar të vitit 1986 dhe 23 janar 2019, përcjell ATSH.

Hulumtuesi Joe McGregor pohon se ngrohja globale përshpejton shkrirjen e akullit në Antarktidë dhe se çarjet në akullnajën Brunt janë fakte të pamohueshme për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat