Personat mbi 65-vjeç “viktima” të lajmeve të rreme në Facebook

Shkencë & Teknologji

Personat mbi 65-vjeç “viktima” të lajmeve të rreme në Facebook

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Dhe këtu kritikuesit kanë të drejtë, pasi dhe vet Facebook ka pranuar se është bërë mjet për të arritur publikun nga personat që krijojnë “fake news”.

Mirëpo, janë vetë përdoruesit, pra njerëzit që kanë llogari në Facebook që i shpërndajnë më pas lajmet e tilla.

Revista “Science” ka bërë një studim se cila grupmoshë është më e prirur t’i besojë këtyre lajmeve dhe t’i shpërndajë ato.

Sipas po këtij studimi, del se përdoruesit amerikanë të Facebook që e kanë kaluar moshën 65-vjeçare kanë shpërndarë gati shtatë herë më shumë lajme të rreme në Facebook sesa personat e moshës 18 deri 29-vjeçare.

Personat e moshës mbi 60-vjeç duket se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mediat digjitale dhe nuk dinë të përcaktojnë saktësinë dhe besueshmërinë e një mediumi online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat