Kështu duket sistemi i lumenjve të lashtë në Mars

Shkencë & Teknologji

Kështu duket sistemi i lumenjve të lashtë në Mars

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:53
Ilustrim

Imazhet e reja nga Marsi tregojnë se kishte lumenj të lashtë në Planetin e Kuq, gjë që sugjeron që planeti dikur kishte një klimë të lagësht dhe të ngrohtë.

Imazhet e kapura nga misioni Mars Express i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) tregojnë gjurmët e lëna nga "sistemi i lashtë i lumenjve" në sipërfaqen e planetit, raporton Independent.

Luginat u formuan ashtu sikurse edhe në Tokë, me një rrjedhje të fortë të ujit që shpërtheu përmes peizazhit.

Ajo që është më pak e qartë është se nga vjen uji. Për shkak të mungesës së njohurive rreth klimës në Mars në të kaluarën, shkencëtarët nuk e dinë nëse kjo është për shkak të ujërave nëntokësore, reshjeve, shkrirjes së akullit ose diçka të panjohur. 

Megjithëse sot nuk ka ujë në sipërfaqen e Marsit, zbulimi i ngjashëm në vitet e fundit sugjeron që planeti dikur kishte një lagështi dhe klimë më të ngrohtë. Çdo zbulim sjell pyetje shtesë për të kaluarën e planetit, dhe shkencëtarët janë të vendosur për të parë nëse ka pasur kushte për jetën në Mars.

Vitin e ardhshëm, në bashkëpunim me programin kozmik rus Roscomos, ESA do të nisë një mision Eco Mars me synim parësor "për t'iu përgjigjur pyetjes nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në Mars".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat