Fotot e reja nga Jupiteri duken si piktura të Van Gogut

Shkencë & Teknologji

Fotot e reja nga Jupiteri duken si piktura të Van Gogut

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:10
Jupiter

Fluturakja e NASA-s e quajtur Juno ka dërguar foto të reja dhe të bukura të Jupiterit të cilat kujtojnë në pikturën "Starry Night" nga Vincent Van Gogh.

Jupiteri duket goxha dramatik për shkak të stuhisë së madhe të quajtur Great Red Spot, e cila është e pranishme për më shumë se 150 vjet dhe përbëhet nga erërat që fryjnë me më shumë se 640 km/h. Kjo është arsyeja e fotografive të pabesueshme që vijnë nga Jupiteri që nga viti 2016 kur Juno arriti në këtë planet.

Fotot e reja e tregojnë atmosferën e hemisferës veriore të Jupiterit dhe retë që sillen në rreth.

Image

Juno e bëri fotografinë nga një distancë prej rreth 13 kilometra mbi re gjatë fluturimit të 18-të mbi Jupiterin më 12 shkurt. NASA i planifikon gjithsej 32 fluturime.

Në qershor të vitit të kaluar, agjencia e miratoi muajin e 41 shtesë për Juno në orbitën e Jupiterit për t’i përmbushur qëllimet e saj shkencore. Misioni është siguruar me fonde deri në fund të vitit 2022 kur do të përfundojë.

Image

Qëllimi i misionit është studimi i origjinës dhe evolucionit të planetit të gazit, si dhe ta kuptojë më mirë krijimin e sistemit tonë diellor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat