SpaceX nis raketë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

Shkencë & Teknologji

SpaceX nis raketë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:44
SpaceX

Një raketë e SpaceX që barte një kapsulë të re, është nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kjo është një arritje e madhe për kompaninë e Elon Musk dhe për agjencinë amerikane të hapësirës NASA, të cilët duan që të rinisin misionet për dërgimin e njerëzve në hapësirë.

Kapsula pothuajse pesë metra e gjatë e SpaceX është nisur nga Qendra Kennedy në Florida. Ajo bartë me vete një manekin testues të quajtur Ripley, me qëllim që të testojë nëse në të ardhmen mund të dërgojë njerëz në hapësirë.

“Jam i emocionuar sepse ishte shumë stresuese, por funksionoi”, tha Musk pas lansimit të raketës.

Kapsula që bartë furnizime dhe pajisje testuese pritet të arrijë më 3 mars në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, tha NASA.

Gjatë pesë ditësh të qëndrimit në këtë stacion, astronautët që gjenden në Stacionin e Hapësirës pritet të kryejnë një sërë testesh në këtë kapsulë të kompanisë SpaceX.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat