Kapsula Dragon e Space X-it kalon me sukses një tjetër test

Shkencë & Teknologji

Kapsula Dragon e Space X-it kalon me sukses një tjetër test

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:20
Foto

Kapsula Dragon, e lansuar nga kompania kaliforniane SpaceX, pronë e Elon Muskut, bëri një ankorim autonom. Ky është më i fundit në një seri testesh që kapsula duhet të kalojë në mënyrë që të marrë miratimin nga NASA, për të transportuar njerëz.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, astronautët mund të ngjiten në kapsulën Dragon, që nga korriku. Kontakti me stacionin hapësinor ndërkombëtar, ndodhi në orën 10:51 minuta, kur stacioni gjendej mbi oqean, në veri të Zelandës së Re.
Ankorimi i plotë u konfirmua 10 minuta më vonë. Astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar, ndoqën procedurën në çdo moment për të garantuar që çdo gjë të shkonte mirë.

Kapsula Dragon do të qëndrojë në stacion deri të premten, kur edhe do të shkëputet dhe të fillojë udhëtimin e kthimit për në tokë. E kjo do të jetë një tjetër sfidë për shkak të zbritjes së shpejtë përmes atmosferës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat