Selfi i parë nga anija kozmike izraelite

Shkencë & Teknologji

Selfi i parë nga anija kozmike izraelite

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:40
Anija izraelite "Bereshit"

Anija izraelite "Bereshit" që fluturon drejt Hënës dërgoi foton e parë, duke treguar flamurin e Izraelit, të kapur në hapësirën e vetë kamerës, 37.600 kilometra larg Tokës.

Në tabelën e ngritur në fluturake nën flamur shkruan  “Populli i Izraelit jeton” dhe "Vendi i vogël, ëndrrat e mëdha", ndërsa hemisfera jugore e Tokës dhe Australia shihen në sfond.

Fotografia është bërë pas një manovrimi kyç që u zhvillua javën e kaluar pas një mosfunksionimi kompjuterik. Avionët u nisën dy javë më parë nga Florida, nga Cape Kanaveral, në raketën e kompanisë private Falcon 9 SpaceX të Elon Musk.

Nëse misioni është i suksesshëm, "Bereshit" do të mbahet mend si anija e parë private fluturuese në Hënë dhe e para nga Izraeli.

Fluturakja tashmë ka tejkaluar rekordin izraelit nduke fluturuar me shpejtësi prej 10.5 kilometrash në sekondë, tha Ofer Doron, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të hapësirës në Industrinë e hapësirës ajrore të Izraelit.

"Bereshit", e cila nuk është më e madhe se makina larëse, do të sillet rreth Tokës në qarqe më të mëdha derisa të hyjë në orbitën e Hënës. Ulja është planifikuar për 11 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat