Pas 50-vitesh NASA do të analizojë mostrat hënore

Shkencë & Teknologji

Pas 50-vitesh NASA do të analizojë mostrat hënore

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:30
NASA

Më në fund NASA do të hapë një seri mostrash të cilat u koleksionuar dhe u sollën para 50-vitesh në Tokë nga misioni i saj Apollo.

Agjencia njoftoi se janë përzgjedhur dy ekipe për të analizuar materialet të vjetra me dekada nga Apollo 15 dhe 17, disa prej të cilave nuk janë hapur asnjëherë në Tokë.

Shkencëtarët në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard të NASA-s do të analizojnë mostrat hënore për të kuptuar më mirë bollëkun e përbërësve organikë në Hënë, dhe se si këto materiale i rezistojnë efekteve të rrezeve kozmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat