Në BE instalohen 8 gigavat të ri nga energjia diellore

Shkencë & Teknologji

Në BE instalohen 8 gigavat të ri nga energjia diellore

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian ka instaluar 36 për qind më shumë kapacitete në sektorin e energjisë diellore se një vit më parë, duke shtuar tetë gigavat të fuqisë së re në rrjet, krahasuar me 5.9 gigavat në 2017, tregojnë statistikat nga shoqata "SolarPower Europe".

Kjo shoqatë ka njoftuar se instalimet diellore në të gjithë Evropën janë rritur me rreth 20 për qind vitin e kaluar në 11 gigavat, me Gjermaninë që ka 2.96 gigavat të kapacitetit të ri, një rritje prej 68 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat