Klonohen qelizat mijëra vjeçare

Shkencë & Teknologji

Klonohen qelizat mijëra vjeçare

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:38
Eksperimenti te një mamuth i gjetur në vitin 2010 në Siberi

Rikthehen në jetë qelizat e një mamuthi që ka jetuar 28 mijë vjet më parë. Kjo është arritur me anë të teknikës së klonimit të qelizave të këtij mamuthi të Siberisë që është gjetur në vitin 2010, të cilat janë transferuar në vezët e një kavie laboratori, duke u kthyer kështu në gjende aktive.

Studimi është fryt i punës së kërkuesve japonezë të Universitetit Kindai dhe është publikuar në revistën shkencore Science Reports. Sipas ekspertëve, trupi i kafshës ishte ruajtur në mënyrë perfekte si rrjedhojë e akujve siberianë nga të cilët ishte mbuluar dhe teknika e përdorur për rizgjimin e tyre është e ngjashme me atë që është klonuar delja Dolly.

Rezultati është mjaft i rëndësishëm për botën shkencore, pasi mund të studiohen karakteristikat dhe potencialet e qelizave kaq antike, por theksohet se nuk mund të rikthehet në jetë kafsha e zhdukur rreth 4 mijë vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat