Dy të tretat e aplikacioneve antivirus në Android janë fals

Shkencë & Teknologji

Dy të tretat e aplikacioneve antivirus në Android janë fals

Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Aplikacionet antivirus kanë për qëllim të lejojnë përdoruesit të jenë të qetë nëse ata klikojnë aksidentalisht në një lidhje të dyshimtë ose me email, pasi e dinë se pajisja e tyre është e mbrojtur.

Për fat të keq, ka kaq shumë aplikacione antivirus që shpesh është e vështirë të zgjidhen, dhe më e keqja është se pjesa më e madhe e tyre janë fals, transmeton KosovaPress.

Sipas testimeve të bëra nga kompania australiane për antivirus AV-Comparatives, është zbuluar se nga 250 aplikacione antivirus në Android që janë testuar, dy të tretat e tyre karakterizohen si mashtruese.

Aplikacionet testohen për të përcaktuar nëse ato i detektojnë viruset. U zbulua se kjo ishte vetëm në 80 nga 250 aplikacione.

Gjithashtu, u zbulua se është shqetësues se numri më i madh i këtyre aplikacioneve u krijua nga i njëjti zhvillues, ku shumica e aplikacioneve ishin të ngjashme me njëra-tjetrën dhe fokusi ishte më shumë në reklama dhe më pak në mbrojtjen konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat