Kjo grua është arsyeja pse kemi foton e parë të vrimës së zezë

Shkencë & Teknologji

Kjo grua është arsyeja pse kemi foton e parë të vrimës së zezë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:36
Dr. Katie Bouman

Fotoja është bërë nga një rrjet global i shkencëtarëve – ekipi i Event Horizon Tescope – të cilët e kanë përshkruar fotografinë si një hap i madh për ne që na ndihmon për ta kuptuar universin.

Një anëtare kyçe e ekipit EHT është edhe Dr. Katie Bouman nga Universiteti i Harvard, e cila ka klauar vite duke mbledhë të dhëna që eventualisht u shndërruan në një imazh të vrimës së zezë. Katie dhe ekipi i saj kanë krijuar algoritme që kanë qenë në gjendje të procesojnë të dhëna astronomike, që tashmë janë bërë një gjysmë toni të disqeve,  që i kanë mbledhur të gjitha informatat në një fotografi të kuptueshme.

Katie i është bashkuar ekipit të EHT gjatë vite më parë, pa dituar asgjë për vrimat e zeza. Njohuritë e saj kanë qenë për shkencat kompjuterike dhe inxhinieri elektrike më shumë se për astrofizikë, por pasionet e saj kanë qenë që të gjejë mënyra për të parë ose për të matur gjërat që janë të padukshme, kështuqë ishte e duhura për t’iu bashkuar ekipit.

Katie, jo vetëm që ka zhvilluar algoritmet që kanë dërguar deri te prodhimi i fotografisë, por, ajo beson se ka sjellë një mënyrë të re të të menduarit te ekipi, gjithashtu.

“Çfarë kam bërë unë është se kam sjellë një kulturë të testimit të vetes tonë”, ka thënë Bouman për Time.

Ajo është fokusuar që të sigurojë që ekipi të kapë qartë atë se çfarë kishte në qendër të Galaksisë M87, e jo thjesht atë çfarë ekipi shpresonte se do të gjente. Por, fatmirësisht, testimet kanë funksionuar dhe çfarë është shfaqur është pikërisht imazhi që kemi sot.

Katie ka shtuar: “Edhe pse kemi punuar me vite për këtë, nuk mendoj se ndokush nga ne a pritur që do të kemi një unazë aq lehtë. Ne thjesht kemi pritur një pikë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat