Emigrimet trend, apo mungesë e perspektivës për të rinjët në Republikën e Kosovës?

Shkencë & Teknologji

Emigrimet trend, apo mungesë e perspektivës për të rinjët në Republikën e Kosovës?

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:57
XBox

Microsoft po përgatitet të publikojë një konsollë më të lirë Xbox One S.

Me qëllim që të zvogëlohen kostot e prodhimit dhe çmimi i konsollës, kompania tërësisht e hoqi diskun Blu-Ray.

Sipas fotografive promovuese, e cila është vënë re nga faqja Winfuture, konsolla do të publikohet më 7 maj në Gjermani, me një çmim prej 229 eurosh, transmeton KosovaPress.

Duke gjykuar nga fotot, pajisja duket identike me Xbox One S, vetëm pa hyrjen për disk.     

Konsolla quhet Xbox One S All Digital dhe vjen me një hard disk 1TB. Shumica e konsollave standarde Xbox One S aktualisht kanë gjithashtu një hard disk 1TB.

Microsoft thekson se kjo konsollë është vetëm për lojëra digjitale. Nëse  tashmë keni kopje fizike të lojërave, ju nuk do të jeni në gjendje t’i përdorni ato në këtë version.

Së bashku me Xbox One S All Digital vijnë tre lojëra falas - Minecraft, Sea Of Thieves dhe Forza Horizon 3.

Më shumë lojëra mund të blihen nëpërmjet dyqanit online ose abonimit për Xbox Game Pass për të fituar qasje në bibliotekën e lojërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat