Truri i derrit rikthehet në jetë katër orë pas vdekjes

Shkencë & Teknologji

Truri i derrit rikthehet në jetë katër orë pas vdekjes

Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:06
Derri

Shkencëtarët në SHBA kanë arritur ta rikthejnë një pjesë të trurit të derrit, pasi që kafsha ishte therur për ushqim.

Të gjeturat mund të nxisin debat rreth barrierave mes jetës dhe vdekjes, dhe mund të jetë një mënyrë e re për hulumtime të sëmundjeve si Alzaimeri.

Studimi tregon se qelizat e vdekura të trurit mund të ringjallen dhe madje disa pjesë lidhëse të trurit mund të rregullohen

Gjithsesi, nuk ka shenja se truri mund ta kthejë vetëdijen. Studimi surprizues e sfidon idenë që truri mund të vdesë vetëm disa minuta pasi të ndalohet qarkullimi i gjakut.

Ky studim ishte bërë pasi 32 tru të derrave janë mbledhur nga një thertore.

Katër orë më vonë, organet ishin lidhur në një sistem nga skuadra shkencore e Universitetit të Yales në SHBA.

Truri filloi të pomponte pasi që rreth tij vendosën në mënyrë special lëngje që përmbanin gjak, oksigjen dhe disa barëra, që bëri që qelizat e trurit të rikthehen në jetë.

Studimi që u publikua nga revista Nature, tregon që qelizat e trurit mund të rikthehen në jetë, gjë që i hap rrugë studimeve tjera shkencore mbi shërimin e sëmundjen e Alzaimerit.

Truri i derrit reagoi në mënyrë natyrale pasi që iu ekspozua gjakut, oksigjenit e medikamenteve që u përdorën për ta rikthyer atë në jetë. E nga ky studim shkencëtarët po mendojnë se duhen mënyra të tjera për t’i shëruar sëmundjet e njerëzve.

Truri është organi me strukturën më komplekse, dhe është konsideruar se sëmundjet si ajo e Alzaimer janë të pashërueshme.

Në kohë afatgjate, shkencëtarët shpresojnë se nga ky studim mund të ndryshohet mënyra se si trajtohen sëmundjet në tru. Gjithsesi, hulumtuesit thanë se ende nevojitet një kohë e gjatë që të bëhen këto ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat