Shkencëtarët: Embrioni pa qeliza riprodhuese, zgjidhje për problemin e infertilitetit

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët: Embrioni pa qeliza riprodhuese, zgjidhje për problemin e infertilitetit

Më: 4 maj 2019 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Përftohen për herë të parë qeliza embrionale pa vezë dhe spermatozoidë. Tek kaviet e laboratorit, qelizat e lëkurës janë transformuar në tre tipe të ndryshme qelizash që krijohen në fazën fillestare të zhvillimit embrional, përkatësisht në staminale embrionale, ato të placentës dhe të kordonit ombelikal. Ky kërkim është hapi i parë për të arritur krijimin e embrioneve pa qelizat riprodhuese.

Sipas shkencëtarëve izraelitë të Universitetit të Jeruzalemit, vlerësohet si i rëndësishëm pasi bën të mundur studimin e shumë shqetësimeve të zhvillimit të embrionit dhe placentës, por gjithashtu edhe në zgjidhjen e disa problemeve të infertilitetit.

Shkencëtarët specifikojnë se kanë përdorur kombinimin e 5 geneve, të cilat janë futur në qelizat e lëkurës që ngadalë kanë humbur identitetin e tyre, duke i riprogramuar këto të fundit në qeliza me funksion tjetër, në këtë rast të duhurat për zhvillimin e filizës. Për të arritur transformimin e plotë kërkuesit theksojnë se janë nevojitur 30 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat